Unaza e martesës në gisht të këmbës dhe 4 gjëra të tjera të pazakonta që praktikon ky vend

17:34 | 19 Maj 2019

India është një vend në Azinë Jugore, është shteti i shtatë më i madh sipas zonave dhe me më shumë se 1.3 miliardë njerëz. Është vendi i dytë më i populluar.

Në këtë vend ka disa fakte, të cilat janë mjaft interesante, përcjell rtv21.tv.

Kulla e Heshtjes

Në religjionin Zoroastrian, Toka dhe Zjarri konsiderohen si të shenjta. Për këtë arsye, ata ndërtuan Dakhma, e quajtur edhe Kulla e Heshtjes. Kulla e heshtjes është një strukturë rrethore, e ngritur e ndërtuar për eksargacion, domethënë që trupat e vdekur të jenë të ekspozuar ndaj zogjve të egër, zakonisht vultura. Megjithëse e pranishme në Iran, Kulla e heshtjes aktualisht përdoret vetëm në Indi.

Një pelegrinazh prej 130 milionë njerëzish

Mela Kumbh, një pelegrinazh hindu që përsëritet çdo 12 vjet, është mbledhja më e madhe njerëzore në botë dhe gjithashtu është e dukshme nga hapësira. Këtë vit Mela Kumbh u mbajt në Ardh të Allahabad nga 15 janari deri më 4 mars 2019 dhe vlerësohet të ketë pasur pjesëmarrjen e 130 milionë njerëzve.

Një person jeton ndër vite pa ujë dhe ushqim

Prahlad Jani është një indian që pretendon se ka jetuar pa ushqim dhe ujë që nga viti 1940. Ai tha se perëndeshë Amba e mban atë. Janë kryer dy studime vëzhguese të Janit, një në vitin 2003 dhe një në vitin 2010. Në të dy rastet, hetuesit kanë konfirmuar aftësinë e Janit për të mbijetuar në mënyrë të shëndetshme pa ushqim dhe ujë gjatë periudhave të testimit, ndonëse asnjë studim nuk ishte dorëzuar në ndonjë revistë shkencore.

16 aksesorët e një gruaje të martuar

Vetëm pas martesës, gratë i përdorin 16 stolitë e tyre, të quajtura Solah Shringar. Midis tyre është Bindi, pika e ngjyrosur e vendosur në mes të ballit dhe një lloj stolie e vendosur në hundë.

Unaza e martesës në këmbë

Në Tamil Nadu, unaza e dasmës vendoset në gishtin e “indeksit” të këmbës. Dy unazat e argjendit, të vendosura nga dhëndri në këmbët e të dashurës së tij, sipas traditës mund të frymëzojnë një shtatzëni të shëndetshme. Aksesorët e arit duhet të shmangen në këtë rast, pasi ari për indianët është simboli i perëndeshës së bollëkut: Lakshmi.