Ulutash pret në takim shefin e shtabit të NATO-s në Itali, diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Sot, komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, Shefin e Shtabit të Korpusit të Shpejtë të NATO-s në Itali, gjeneralmajor Giuseppe Bertoncello. Gjatë takimit u diskutua mbi çështjet kryesore të sigurisë në Kosovë dhe rëndësia e ruajtjes së…
Lajme
Sot, komandanti i misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka pritur në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë, Shefin e Shtabit të Korpusit të Shpejtë të NATO-s në Itali, gjeneralmajor Giuseppe Bertoncello.
Gjatë takimit u diskutua mbi çështjet kryesore të sigurisë në Kosovë dhe rëndësia e ruajtjes së stabilitetit rajonal.
Tutje në njoftim bëhet e ditur se Ulutash theksoi përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për të mbështetur paqen e qëndrueshme dhe për të siguruar një ambient të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.
Ai gjithashtu vlerësoi kontributin e gjatë dhe profesional të Italisë në KFOR, duke theksuar angazhimin e ushtarëve italianë që shërbejnë me përkushtim në mision.