Ulpiana përforcohet me Qlirim Avdullin
Ulpiana ka kompletuar transferimin e mbrojtësit Qlirim Avdulli, që së fundmi ishte pjesë e Drenicës.

Sport
Avdulli ka nënshkruar kontratë për gjashtë muaj, me opsion vazhdimi edhe për një tjetër vit, shkruan lajmi.net.
Komunikata e plotë e Ulpianës pa ndërhyrje:
“Mirë se vjen QLIRIM AVDULLI
KF ULPIANA 1926, arrin marreveshje me futbollistin QLIRIM AVDULLI (mbrojtes) cili vjen nga radhet e FC DRENICA, Skenderaj.
Qlirimi Avdulli ka qene edhe me heret lojtar i klubit tonë Ulpiana, dhe më pas ka vazhduar tek Arberia, Drenica dhe prap iu eshte bashkur
KF ULPIANES,
Klubi ka arritur marrëveshje me lojatrin fillimisht per 6 muaj me mundesi vazhdimi edhe për 1 vitë”, shkroi klubi.
Ndërkohë, Ulpiana vazhdon të ‘luftojë’ për qëndrimin në Superligën e Kosovës./Lajmi.net