Ulpiana – Dukagjini mbyllet pa fitues

Është mbyllur pa fitues ndeshja mes Ulpianës dhe Dukagjinit.

Sport

09/03/2022 14:56

Dueli i skuadrave nga fundi i tabelës është mbyllur pa fitues, me Ulpianën dhe Dukagjinin që luajtën baras 1:1, shkruan lajmi.net.

Pjesa e parë e takimit u mbyll pa gola, kurse gjithçka u vulos në 45 minutëshin e dytë.

Fillimisht, Ulpiana kaloi në epërsi me anë të auto-golit të Basriut, i cili çoi topin në rrjetë në minutën e 49’.

Dukagjini reagoi me anë të Arbër Shala, i cili nga distanca barazoi rezultatin në 1:1 kur luhej minuta e 68’.

Me këtë rezultat, Ulpiana numëron 23 pikë në pozitën e parafundit, kurse Dukagjini shkon në 25 pikë në një pozitë më mirë sesa Ulpiana. /Lajmi.net/