Ukshini: Sikur është një betejë se kush do të dalë i dyti – ish-opozita po reflekton para zgjedhjeve

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke theksuar se për momentin duket sikur partitë ish-opozitare janë të fokusuar më shumë te gara për vendin e dytë. “Më krijohet përshtypja, sikur është një betejë kush do të jetë i dyti në këtë pikë. Sepse pastaj janë pretendimet më të mëdhaja, Abdixhiku thoshte unë…

Lajme

26/11/2025 18:54

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka komentuar situatën politike në Kosovë, duke theksuar se për momentin duket sikur partitë ish-opozitare janë të fokusuar më shumë te gara për vendin e dytë.

“Më krijohet përshtypja, sikur është një betejë kush do të jetë i dyti në këtë pikë. Sepse pastaj janë pretendimet më të mëdhaja, Abdixhiku thoshte unë kryeministër dua…, ai e di mirë që rezultatet e dobëta si edhe në nivelin lokal mund të ia rrezikojnë edhe karrigen e të parit të partisë. E humbi Fushë – Kosovën dhe Obiliqin, Podujevën ka pretenduar ta kthejë Podujevën”, ka theksuar ai.

Ai ka shtuar se opozita ka reflektuar se diçka nuk ka funksionuar dhe se fushata zgjedhore e ardhshme mund të ndryshojë dinamikën, nëse partitë arrijnë të prezantojnë njerëz me vizion dhe angazhim për të ardhmen e Kosovës.

“E mira do të ishte që në listën e deputetëve të kemi njerëz që kanë vizion, dhe të dijnë të japin përgjigje për brezin e ri kah duhet të ecë Kosova dhjetë vitet e ardhshme.  Unë kam dyshim të gjitha partitë a e kanë një elitë politik zgjedhur aty domethënë deputetëve që vërtetë e kanë preokupim ecjen e Kosovës apo e kanë mirëmbajtjen të aspektit financiar të vetës dhe miqve të vetë”, ka deklaruar ai në Dukagjin.