Ukrainë, i ndalojnë tanket me duar (Video)

Përleshjet në Mariupol, qytet në Ukrainën lindore, gjatë trazirave të djeshme rezultuan me 20 rebel të vrarë dhe 1 polic. Gjatë ditës, tanket ukrainase hyn në qendër të qytetit, por një grup i njerëzve tentuan t’i ndalojnë ato, duke arritur ta kapin njërën. 

Bota

10/05/2014 17:35

Mobilizimi siç shihet edhe nga video, nisi në mënyrë spontane, duke i dalur tankut përpara. Ajo u bllokua për pak kohë nga qytetarët, por më pas arriti të shpërthej rrethimin. 

Por në një rast tjetër qytetarët arritën që ta kapin një nga tanket që u futën në qytet, pasi paraprakisht kishin bllokuar rrugët. 

“Russia Today”, ka raportuar se në këto incidente nuk kishte asnjë të lënduar.