Ukraina zyrtarisht ua ndalon atletëve të saj të garojnë kundër rusëve dhe bjellorusëve

Ukraina sot zyrtarisht i ndaloi atletët e saj të garojnë në garat ku përfshihen garues rusë dhe bjellorusë. Ukraina ka ndaluar ekipet e saj kombëtare sportive të konkurrojnë në Olimpiadë, Paraolimpike dhe ngjarje të tjera që përfshijnë garues nga Rusia dhe Bjellorusia, njoftoi sot ministria e sporteve. Dekreti i publikuar gjatë natës në faqen e…

Sport

14/04/2023 18:32

Ukraina sot zyrtarisht i ndaloi atletët e saj të garojnë në garat ku përfshihen garues rusë dhe bjellorusë.

Ukraina ka ndaluar ekipet e saj kombëtare sportive të konkurrojnë në Olimpiadë, Paraolimpike dhe ngjarje të tjera që përfshijnë garues nga Rusia dhe Bjellorusia, njoftoi sot ministria e sporteve.

Dekreti i publikuar gjatë natës në faqen e Ministrisë së Sportit është nënshkruar nga zëvendësministri, Matvij Bidni, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Vendimi, i kritikuar nga disa atletë ukrainas, thuhet se erdhi pasi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) zemëroi Kievin duke lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të garojnë nën një flamur neutral.

Ukraina ka paralajmëruar më parë udhëheqjen e federatave të saj sportive se atyre do t’i hiqet statusi nëse atletët e tyre konkurrojnë në skenën ndërkombëtare me rusët dhe bjellorusët./Lajmi.net/