Ukraina reagon pas kapjes së Maduros nga SHBA: Ne s’ia kemi njohur legjitimitetin pas zgjedhjeve të manipuluara

Kreu i diplomacisë ukrainase, Andrii Sybiha, ka reaguar pas sulmit të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjes së Maduros. Ai ka thënë se Ukraina në vazhdimësi ka mbrojtur të drejtën e kombeve për të jetuar të lira e pa diktaturë, megjithatë shton se regjimi i Maduros i ka shkelur këto parime. Sybiha ka potencuar se Ukraina…

Bota

03/01/2026 16:03

Kreu i diplomacisë ukrainase, Andrii Sybiha, ka reaguar pas sulmit të SHBA-së në Venezuelë dhe kapjes së Maduros.

Ai ka thënë se Ukraina në vazhdimësi ka mbrojtur të drejtën e kombeve për të jetuar të lira e pa diktaturë, megjithatë shton se regjimi i Maduros i ka shkelur këto parime.

Sybiha ka potencuar se Ukraina nuk e ka njohur legjitimitetin e Maduros pas zgjedhjeve të manipuluara dhe pas dhunës ndaj protestuesve.

“Populli i Venezuelës duhet të ketë mundësinë për një jetë normale, siguri, prosperitet dhe dinjitet njerëzor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e tyre për këtë normalitet, respekt dhe liri.Ne qëndrojmë për zhvillime të mëtejshme në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke i dhënë përparësi demokracisë, të drejtave të njeriut dhe interesave të qytetarëve të Venezuelës.”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë;

Ukraina ka mbrojtur vazhdimisht të drejtën e kombeve për të jetuar të lira, pa diktaturë, shtypje dhe shkelje të të drejtave të njeriut. Regjimi i Maduros i ka shkelur të gjitha këto parime në çdo aspekt.

Vendët demokratike dhe organizatat për të drejtat e njeriut në mbarë botën kanë theksuar krimet e përhapura të këtij regjimi, dhunën, torturën, shtypjen, abuzimin e të gjitha lirive themelore, vjedhjen e votës dhe shkatërrimin e demokracisë dhe të sundimit të ligjit.

Ukraina nuk e ka njohur legjitimitetin e Maduros pas zgjedhjeve të manipuluara dhe dhunës ndaj protestuesve, ashtu si dhjetëra vende të tjera në pjesë të ndryshme të botës.

Populli i Venezuelës duhet të ketë mundësinë për një jetë normale, siguri, prosperitet dhe dinjitet njerëzor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e tyre për këtë normalitet, respekt dhe liri.

Ne qëndrojmë për zhvillime të mëtejshme në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare, duke i dhënë përparësi demokracisë, të drejtave të njeriut dhe interesave të qytetarëve të Venezuelës.

Faleminderit të gjithëve në mbarë botën që ndihmojnë në mbrojtjen e jetës.