Ujkani: Zhegrova është gati për Juventusin
Ish-portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur për Tuttosport rreth transferimit të Edon Zhegrovës te Juventusi, duke e cilësuar sulmuesin si një futbollist të gatshëm për këtë sfidë të madhe. “Ai është padyshim një lojtar i nivelit të lartë, një nga ata që mund ta ndryshojnë ekipin dhe ta formësojnë sezonin. Tani që…

Sport
Ish-portieri i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, ka folur për Tuttosport rreth transferimit të Edon Zhegrovës te Juventusi, duke e cilësuar sulmuesin si një futbollist të gatshëm për këtë sfidë të madhe.
“Ai është padyshim një lojtar i nivelit të lartë, një nga ata që mund ta ndryshojnë ekipin dhe ta formësojnë sezonin. Tani që është i shëndetshëm, jam i sigurt se do të bëjë përshtypje në Itali: është punëtor i palodhur, është rritur vit pas viti dhe tani është gati për një përvojë të ndryshme,” tha Ujkani.
Duke folur për klubin bardhezi, ai shtoi:
“Sepse Juventusi, me gjithë respektin për klubet për të cilat Edoni ka luajtur deri më tani, është diçka krejtësisht tjetër”, raporton KP.