Uji përmbyt punishten e urës së re të Ibrit
Mediumet lokale në Mitrovicë kanë publikuar pamje nga punishtja e urës së re mbi lumin Ib, ku shihet një sasi e madhe uji që ka dëmtuar vendpunishten. Sipas raporteve të Veriu.info dhe Jepi Zë, dikush me qëllim ka lëshuar ‘branën’ në Liqenin e Ujmanit, gjë që shkaktoi përmbytje në punishten e urës. Uji ka përfshirë…
Lajme
Mediumet lokale në Mitrovicë kanë publikuar pamje nga punishtja e urës së re mbi lumin Ib, ku shihet një sasi e madhe uji që ka dëmtuar vendpunishten.
Sipas raporteve të Veriu.info dhe Jepi Zë, dikush me qëllim ka lëshuar ‘branën’ në Liqenin e Ujmanit, gjë që shkaktoi përmbytje në punishten e urës. Uji ka përfshirë pjesën më të madhe të vendit të ndërtimit dhe ka marrë shumë pajisje dhe materiale ndërtimi.
Ngjarja ka shqetësuar autoritetet lokale dhe ekipet e ndërtimit po vlerësojnë dëmet për të vendosur masat e mëtejshme.