Uji i ndotur, imponohen reduktimet

Ujësjellësi Rajonal Prishtina njofton se pas reshjeve të fundit kriza për ujë është tejkaluar, porse janë imponuar reduktime të ujit të pijshëm, për shkak ndotjes së madhe që është shfaq në sipërfaqen e liqeneve.

Lajme

21/04/2014 13:20

Liqenit të Batllavës, pas reshjeve të fundit, është konstatuar se ka pas rritje për shtatë metra, ndërkaq pritet të bëhen matjet gjeodezike edhe për liqenin e Badovcit.

Reduktimet e furnizimi me ujë kanë filluar për shkaka të ndotjes së madhe që është shfaq në sipërfaqen e liqeneve.

“Në mënyrë që të ruajmë kualitetin e ujit e kemi zvogëluar prodhimin në Batllavë në 350 litra për sekondë si dhe në Badovcë në 150 litra në sekondë, kështu që reduktimet kanë filluar të ndihen, ndërsa do të zgjasin deri sa të rregullohet uji në liqene”, thuhet në një komunikatë për media.

Ujësjellësi Rajonal Prishtina premton se me këto litra do të mundohet të bënë shpërndarjen e barabartë të ujit tek të gjithë konsumatorët.