Uji depërton te ‘Banesat e Bardha’
Reshjet e shiut në Prishtinë kanë shkaktuar depërtimin e ujit te “Banesat e Bardha” në Kodër të Diellit.
Lajme
Uji ka depërtuar në njërën nga “Banesat e Bardha” të Kodrës së Diellit në Prishtinë, pas reshjeve të shiut.
Një qytetar i ka dërguar në KALLXO.com disa fotografi të objektit numër pesë të këtyre banesave.
Nga fotografitë shihet se uji ka depërtuar në hyrjen e kësaj banese, ndërsa edhe jashtë këtij objekti gjendja nuk është më e mirë pasi ka sasi shumë të madhe të ujit në rrugë.