UEFA uron 28 Nëntorin: Shqipëria është gati të shkëlqejë përsëri në skenën evropiane
UEFA ka uruar Shqipërinë për Ditën Kombëtare, duke përgëzuar vendin për pasionin dhe arritjet e tij në futboll. Në një postim zyrtar, organizata evropiane ka theksuar suksesin e kombëtares U17 të Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2025, të cilin e konsideron të paharrueshëm, transmeton lajmi.net. Po ashtu, UEFA ka përmendur planet e Shqipërisë për të bashkëpritur…
Sport
UEFA ka uruar Shqipërinë për Ditën Kombëtare, duke përgëzuar vendin për pasionin dhe arritjet e tij në futboll.
Në një postim zyrtar, organizata evropiane ka theksuar suksesin e kombëtares U17 të Shqipërisë në Kampionatin Evropian 2025, të cilin e konsideron të paharrueshëm, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, UEFA ka përmendur planet e Shqipërisë për të bashkëpritur Kampionatin Evropian U21 në vitin 2027 së bashku me Serbinë, duke theksuar se vendi pritet të shkëlqejë përsëri në arenën evropiane.
Në mesazhin e saj, UEFA nënvizon se futbolli i të rinjve vazhdon të jetë një nga asetet kryesore të Shqipërisë, duke i dhënë vendit një prezencë të fuqishme dhe inspiruese në skenën kontinentale.
Postimi i plotë:
🇦🇱 Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri!
🏆 Një komb i pasionuar pas futbollit, ju ofruat një Kampionat Evropian U17 2025 të paharrueshëm.
🏟️ Tani, duke u përgatitur për të bashkëpritur Kampionatin Evropian U21 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë përsëri në skenën evropiane./lajmi.net/