UEFA tregon kush kualifikohet, nëse ka kombëtare me pikë të barabarta

UEFA ka qartësuar se cilat skuadra do të kualifikona nga grupi nëse kanë pikë të barabarta.

Sport

19/06/2016 13:27

Dy ekipet e parat e çdo grupi dhe katër të tretat më të mira do të kualifikohen për në fazën tjetër të Euro 2016.

Pasi është luajtur pjesa më e madhe e ndeshjeve të fazës së parë, skuadrat kanë nisur të bëjnë llogaritë për kualifikim.

Për të sqaruar disa detaje, UEFA ka qartësuar të gjitha pikat e rregullores. Në këtë mënyrë, nëse dy ose më shumë skuadra të të njëjtit grup janë me pikë të barabarta, klasifikimi vendoset sipas disa kritereve.

Fillimisht llogaritet numri i pikëve në përballet direket, më pas diferenca e golave mes skuadrave të grupit që janë me pikë të barabarta, transmeron Super Sport.

Kriteri i tretë janë golat e shënuar në përballet e grupit dhe nëse gjithçka është e barabartë në të terja këto pika, atëherë këto kritere aplikohen ekskluzivisht mes skuadrave që janë në garë me njëra tjetrën.

Më pas llogariten edhe golat e shënuar në grup, renditja në bazë të pikëve të marra në klasifikimin fair play dhe në fund nëse të gjitha pikat i nxjerrin skuadrat të barabarta, është renditja e UEFA-s që thotë fjalën e fundit.

Gjithashtu, nëse në ndeshjen e fundit dy skuadrat në fushë kanë të njëjtin numër pikësh dhe të njëjtën sasi golash të shënuar dhe të pësuar, atëherë klasifikimi përfundimtar do të vendoset nëpërmjet goditjes së 11 metërshave, por kjo do të ndodhë vetëm nëse asnjë skuadër tjetër e grupit nuk ka të njëjtin numër pikësh

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.