UEFA reagon pas sharjeve raciste të Kudelas, dënohet për 10 ndeshje

UEFA ka vendosur që të dënojë lojtarin e Slavia Prague, Ondrej Kudela, për 10 ndeshje për shkak të abuzimit racist që ai bëri.

Sport

14/04/2021 17:01

Në ndeshjes mes Rangers dhe Slagia Prague ka pasur një ‘aksident’ apo përleshje mes Glen Kamara (lojtarit të Rangers), kur Ondrej Kudela e abuzoi atë në mënyra racore, përcjell lajmi.net.

Glen Kamara është dënuar gjithashtu për 3 ndeshje për shkak të përleshjes që patën në fushë.

Dënimi i Kudela nga lojërat e UEFA e përjashton atë nga ndeshjet e garës së ekipit kombëtar, që do të thotë se ai do të humbasë ndeshjet për Republikën Çeke në Kampionatin Evropian këtë vit./Lajmi.net/