UEFA paralajmëron Realin dhe Chelsean: Lojtarët e pavaksinuar nuk luajnë në Francë
UEFA ka marrë një vendim të ri sa i përket Ligës së Kampionëve.
Sport
Shkaku i rasteve të shumta me COVID-19 te disa skuadra, që është duke shtyrë edhe ndeshjet në top pesë ligat evropiane, UEFA ka vendosur që lojtarët e pavaksinuar të mos luajnë në ndeshjet që zhvillohen në Francë, transmeton lajmi.net.
Ky vendim më shumë ‘godet’ Chelsea dhe Real Madrid, ngase disa yje kanë refuzuar vaksinën antiCOVID.
Kësisoj, në rast që lojtarët në fjalë (emrat nuk janë bërë të ditur) vazhdojnë të jenë kundër vaksinat do mungojnë në ndeshjet që zhvillohen në stadiumet franceze.
Kujtojmë, se Chelsea në raundin e 16-të përballet me Lillen, derisa Real Madrid takohet me PSG-në./Lajmi.net/
Unvaccinated Real Madrid and Chelsea players may be unable to play in the away legs of their UCL Round of 16 ties. pic.twitter.com/WjPshDsLBJ
— ESPN FC (@ESPNFC) January 20, 2022