UEFA me vendim të papritur për golin e anuluar të Valencias
UEFA e ka refuzuar ankesën e Valencias, pas skandalit të anulimit të golit nga penalltia.
Sport
Pas ankesës nga klubi spanjoll, UEFA ka vendosur që nuk do të bëjë hapa prapa, pavarësisht se të gjitha provat televizive e thonë të kundërtën.
Pas këtij vendimi, që e eliminon edhe zyrtarisht Valencian nga Chelsea, klubi spanjoll ka dalë me një komunikatë për shtyp, përcjellë “Lajmi.net”.
“Shprehim keqardhje për vendimin e UEFA-s. Ne duam të inkurajojmë lojtarët tanë të rinj që të mbeten të motivuar dhe të vazhdojnë të besojnë në lojë tën dershme”, thuhet në komunikatën për shtyp të Valencias.