UEFA me një tjetër vendim interesant për kompeticionin Euro 2020

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë, UEFA, ka marrë një tjetër vendim interesant për Euro 2020.

Sport

20/03/2020 16:25

Ditë më parë është vendosur që Euro 2020 të shtyhet, si pasojë e përhapjes së koronavirusit në kontinentin e vjetër.

Pas vendimit që kampionati të zhvillohet në vitin 2021, UEFA ka dalë me një tjetër vendim interesant.

Së fundmi, përmes faqes zyrtare të UEFA në ‘Twitter’, shtëpia e futbollit ka njoftuar se përkundër faktit që kompeticioni do të zhvillohet në vitin 2021, ai do ta mbajë emrin Euro 2020, transmeton lajmi.net.

Euro 2020 do të zhvillohet nga 11 qershori deri më 11 korrik të vitit 2021. /Lajmi.net/