UEFA konfirmon nëse do të përsëritet finalja e “Euro 2016”

Finalja e “Euro 2016” mes Francës dhe Portugalisë nuk do të përsëritet, ka konfirmuar UEFA.

Sport

14/07/2016 14:22

“Euro 2016” ka kaluar pa asnjë brengë në lidhje me ndeshje të kurdisura ose baste të pazakonshme, duke përjashtuar mundësinë e përsëritjes së finales mes Francës dhe Portugalisë.

Mediat franceze hedhën dyshime mbi fitoren e Portugalisë në finale, duke sugjeruar se ballafaqimi mund të luhet sërish.

Mirëpo, UEFA ka mohuar lajmin duke sqaruar se gara e madhe në Francë nuk pati asnjë dyshim për manipulim, shkruan “Goal.com”, përcjell “Lajmi.net”.

Portugalia mposhti në finale Francën me rezultat 1:0, pas vazhdimeve.