Ekskluzive/ Flet babai i vajzës që u dhunua nga bashkëmoshataret në Gjilan: Njëra nga shoqet kishte hëngër bukë në shtëpinë tonë
Babai i vajzës së mitur që u dhunua nga bashkëmoshataret e saj në Gjilan ka rrëfyer për Lajmi.net momentet e rënda që po kalon familja pas publikimit të videos së dhunës që tronditi vendin tonë. Në një deklaratë ekskluzive për lajmi.net ai ka shprehur zhgënjimin dhe dhimbjen që përjetoi kur mësoi për ngjarjen, duke theksuar…
Lajme
Babai i vajzës së mitur që u dhunua nga bashkëmoshataret e saj në Gjilan ka rrëfyer për Lajmi.net momentet e rënda që po kalon familja pas publikimit të videos së dhunës që tronditi vendin tonë.
Në një deklaratë ekskluzive për lajmi.net ai ka shprehur zhgënjimin dhe dhimbjen që përjetoi kur mësoi për ngjarjen, duke theksuar se njëra nga vajzat që mori pjesë në sulm kishte qenë më parë mysafire në shtëpinë e tyre.
“Disa prej vajzave i njohë, pasi njëra nga vajzat ka qenë në klasë me vajzën time, është shoqëruar shumë, ka hëngër bukë në shtëpinë time”, tha ai.
Babai thekson se disa nga prindërit kanë kërkuar falje për veprën e vajzave të tyre.
“Janë disa prej prindërve e disa nuk e kanë marr mundin qoftë përmes dikujt me na kërku falje”, theksoi ai.
Më poshtë mund ta ndiqni rrëfimin ekskluzive të babait të vajzës që u dhunua nga bashkëmoshataret në Gjilan të përgatitur nga gazetari, Selim Miftari: