UEFA ka një lajm fantastik për ekipet nga Serie A
Italia nga sezoni 2018-2019 do të përfaqësohet me katër ekipe në Ligën e Kampionëve.
Sport
Kështu është vendosur sot në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Serie A hyn në katër ligat e forta të Evropës së bashku me Premierligën, La Ligën dhe Bundesligën, dhe UEFA ka vendosur që Italia të përfaqësohet me katër ekipe në Ligën e Kampionëve.
Hera e fundit që një ekip nga Serie A e ka fituar Ligën e Kampionëve është viti 2010, ku Interi i drejtuar nga Jose Mourinho, pati mposhtur në finalen e Madridit gjermanët e Bayern Munich, shkruan lajmi.net.