UEFA heton PSG’n

Paris Saint-Germain ka përfunduar në ‘llupën’ e UEFA’s. Federata evropiane e futbollit dëshiron të zhvillojë hetime për t’u siguruar se gjiganti francez është duke i respektuar rregullat e Fair-Playt financiar. Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, UEFA dyshon në manipulime në marrëveshjen e sponsorimit mes Paris Saint-Germainit dhe Qatar Tourism Authority që mbulon 50 për…

23/01/2014 16:40

Paris Saint-Germain ka përfunduar në ‘llupën’ e UEFA’s. Federata evropiane e futbollit dëshiron të zhvillojë hetime për t’u siguruar se gjiganti francez është duke i respektuar rregullat e Fair-Playt financiar.

Sipas të përditshmes franceze Le Parisien, UEFA dyshon në manipulime në marrëveshjen e sponsorimit mes Paris Saint-Germainit dhe Qatar Tourism Authority që mbulon 50 për qind të shpenzimeve të gjigantit nga Parc des Princes.

Javën e ardhshme, inspektorë të UEFA’s do të analizojnë llogaritë e klubit francez për t’u njoftuar më detajisht rreth rastit.

Presidenti Nasser al-Khelaifi dhe drejtori i përgjithshëm Jean-Claude Blanc u paraqitën në një seancë dëgjimore në selinë e UEFA’s në Nyon në Zvicër por nuk sqaruan të gjitha dyshimet.

UEFA do të vendosë rreth rastit në fjalë në prill ose maj.