UEFA e paralajmëron Kosovën

Kosova ka marrë një lajm aspak të mirë para ndeshjes me Danimarkën dhe Bullgarinë.

Sport

10/03/2019 21:54

Kosova është paralajmëruar nga UEFA për shkak të gjendjes jo të mirë të fushës në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka thënë në RTK se ata kanë marrë vërejtje nga UEFA për shkak të fushës.

I pari i futbollit kosovar ka bërë të ditur se ata janë duke punuar që t’i riparojnë pjesët e dëmtuara ehde pse sipas tij stadiumi nuk është i ngarkuar me ndeshjet e Superligës.

Bari nuk është në gjendjen më të mirë sepse edhe është e ngarkuar fusha me kampionat”, tha Ademi, transmeton lajmi.net.

“Ekipi i mirëmbajtjes po punojnë shumë. Do ta riparojnë fushën për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë.”, ka shtuar më tej i pari i FFK-së. /Lajmi.net/