UEFA cakton gjyqtarët për finalet e Ligës së Kampionëve, Ligës së Evropës dhe Ligës së Konferencës
UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjet finale të garave të saj për klube. Besimin më të madh e ka pasur gjyqtari polak Szymon Marciniak, i cili do të ndajë drejtësi me ndihmësit e tij nga Polonia në finalen e Ligës së Kampionëve ku Manchester City dhe Interi takohen më 10 qershor në Stamboll në stadiumin…
Sport
UEFA ka caktuar gjyqtarët për ndeshjet finale të garave të saj për klube. Besimin më të madh e ka pasur gjyqtari polak Szymon Marciniak, i cili do të ndajë drejtësi me ndihmësit e tij nga Polonia në finalen e Ligës së Kampionëve ku Manchester City dhe Interi takohen më 10 qershor në Stamboll në stadiumin “Ataturk”.
Kjo do të jetë finalja e parë e Ligës së Kampionëve për polakin që do të gjykojë, ndërkaq më parë në vitin 2018 ai ishte gjyqtar i katërt, shkruan lajmi.net.
Në dhjetor 2022, Marciniak shërbeu edhe në finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.
Kur bëhet fjalë për Ligën e Evropës, gjyqtari anglez Anthony Taylor do të vendosë drejtësinë, i ndihmuar edhe nga bashkatdhetarët e tij.
Finalja e Ligës së Evropës është planifikuar të zhvillohet në Budapest më 31 maj nga ora 21:00 në Puskas Arena dhe do të takohen Sevilla dhe Roma.
Arbitri kryesor i finaleve të Ligës së Konferencës do të jetë spanjolli Carlos del Cerro Grande, i cili do të asistohet edhe nga skuadra e tij nga Spanja.
Finalja e Ligës së Konferencës do të luhet më 7 qershor në Pragë mes West Hamit dhe Fiorentinës./Lajmi.net/