UEFA cakton gjyqtarët për Euro 2016
UEFA ka publikuar edhe listën e 18 gjyqtarëve që do të gjykojnë 51 ndeshjet e ‘Francë 2016’.

Sport
Pas shortit për Euro 2016, UEFA ka publikuar edhe listën e 18 gjyqtarëve që do të gjykojnë 51 ndeshjet e ‘Francë 2016’.
Tani, me kohë do ta mësojmë se cilët prej tyre do ta ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Kombëtares shqiptare, përcjell “Lajmi.net”.
Kuqezinjtë gjenden në Grupin A së bashku me Francën, Zvicrën dhe Rumaninë.
Lista: Martin Atkinson (Angli), Felix Brych (Gjermani), Cüneyt Cakir (Turqi), Mark Clattenburg (Angli), William Collum (Skoci), Jonas Eriksson (Suedi), Ovidiu Hategan (Rumani), Sergey Karasev (Rusi), Viktor Kassai (Hungari), Pavel Královec (Republika Çeke), Björn Kuipers (Holandë), Szymon Marciniak (Poloni), Milorad Mazhiq (Serbi), Svein Moen (Norvegji), Nicola Rizzoli (Itali), Damir Skomina (Slloveni), Clément Turpin (Francë), Carlos Velasco Carballo (Spanjë).