Udhëtuesi nga koha: Njerëzit do të jetojnë nën ujë pas disa vitesh

Një i ashtuquajtur "udhëtues kohe" ka pohuar se njerëzit në të ardhmen jetonin në qytete nënujore, për shkak të mbipopullimit.

Fun

24/03/2019 17:46

Noah – i cili pretendon se ka ardhur nga viti 2030 – ka ndarë të ashtuquajturat ngjarje futuristike gjatë videove të tij më të fundit, transmeton lajmi.net.

Noah pohon se mbipopullimi do të bëhet një problem, ndaj të cilit do të ndërmerren masa drastike.

Në një intervistë me kanalin ‘Apex TV’ në platformën ‘Youtube’, ai tha: “Së bashku me njerëzit që vizitojnë dhe jetojnë në hapësirë, ne do të kemi qytete në fund të oqeaneve”.

“Kjo, për shkak se mbipopullimi do të jetë një problem për të ardhmen, e cila na detyron të bëjmë një mënyrë jetese unike gjithsecili”, deklaroi tutje ai.

“Udhëtuesi në kohë” po pretendon se ka qenë në njërin nga qytetet nën-ujore, ndërsa ka shpjeguar se vetëm përmes nëndetëseve arrihet deri në zonën e këtyre qyteteve, më pas nuk do të nevojitet gjë tjetër.

Që nga viti 2017, popullsia e botës ishte në 7.5 miliardë dollarë, gjersa shkencëtarët parashikojnë se Toka ka një kapacitet maksimal të mbajë prej 9 deri në 10 miliardë njerëz. /Lajmi.net/