“UÇK-ja përbëhej edhe nga banditët patriotikë dhe kriminelët” – Çfarë shkruante Dimal Basha në një punim në gjuhen angleze në vitin 2012?

Kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është vënë në qendër të një debati publik pas daljes në pah të një punimi të tij akademik të vitit 2012, i shkruar në gjuhën angleze, në të cilin UÇK-ja përshkruhet me terma që kanë nxitur reagime të ashpra në opinionin publik dhe politik. Në punimin në…

Lajme

27/08/2025 19:05

Kryetari aktual i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, është vënë në qendër të një debati publik pas daljes në pah të një punimi të tij akademik të vitit 2012, i shkruar në gjuhën angleze, në të cilin UÇK-ja përshkruhet me terma që kanë nxitur reagime të ashpra në opinionin publik dhe politik.

Në punimin në fjalë, Basha ka bërë disa pretendime serioze për përbërjen dhe financimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës së viteve ’90, raporton lajmi.net

Në mesin e deklarimeve më të debatueshme janë:

“UÇK-ja përbëhej edhe nga ‘banditët patriotikë’ dhe ‘kriminelët’…”

“Ushtria Çlirimtare e Kosovës gjatë ngritjes së saj bashkëpunoi me kriminelët shqiptarë brenda dhe jashtë Kosovës”

“UÇK-ja u financua nga ‘trafikantët e drogës’…”

“Ka raste të njohura nga Gjykatat në Gjermani, Itali, Belgjikë dhe Republikën Çeke, që fuqishëm mbështesin lidhjet mes trafikantëve të drogës dhe UÇK-së”.

Rikthimi i këtij publikimi ka ngjallur reagime të ashpra nga figura të ndryshme politike dhe shoqëria civile, të cilët e kanë cilësuar punimin si denigrues ndaj vlerave të luftës çlirimtare dhe si një goditje ndaj një prej simboleve më të rëndësishme të shtetformimit të Kosovës – UÇK-së./Lajmi.net/