“UÇK-ja nuk ishte zgjedhje — ishte detyrë ndaj atdheut” – Mozzik i bashkohet protestës në Tiranë
Reperi i njohur kosovar, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, mori pjesë në protestën madhështore që u zhvillua sot në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik theksoi rëndësinë historike dhe morale të UÇK-së: “UÇK-ja nuk…

ShowBiz
Reperi i njohur kosovar, Gramoz Aliu, i njohur me emrin artistik Mozzik, mori pjesë në protestën madhështore që u zhvillua sot në Tiranë, në mbështetje të ish-krerëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Mozzik theksoi rëndësinë historike dhe morale të UÇK-së:
“UÇK-ja nuk ishte zgjedhje — ishte detyrë ndaj atdheut. Sot ata po gjykohen, por në të vërtetë po gjykohet vetë liria jonë. Kush harron çlirimtarin, harron vetveten.
Kërkojmë drejtësi, jo mëshirë.
Kërkojmë të vërtetën, jo propagandë.
Sepse pa UÇK-në s’do kishte as Kosovë, as nder, as flamur.
Drejtësi për çlirimtarët tanë në Hagë – për burrat që s’u përkulën kurrë. ✊🇦🇱”
Mozzik u shpreh se pjesëmarrja në këtë protestë ishte një mënyrë për të treguar respekt dhe mbështetje për të gjithë ata që sakrifikuan për çlirimin e Kosovës, transmeton lajmi.net.
Ai u bëri thirrje qytetarëve që të jenë të bashkuar në kërkim të drejtësisë dhe të vërtetës.
Protesta në Tiranë ka sjellë së bashku mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, duke treguar një solidaritet të jashtëzakonshëm me ish-krerët e UÇK-së dhe luftëtarët e saj./lajmi.net/