U zhduk, gruaja gjendet e gjallë pas dy vjete duke lundruar në det

Një nënë e zhdukur është gjendur e gjallë pas dy vitesh duke notuar e gjallë në brigjet e Kolumbisë dy vite pasi ajo humbi kontaktet me familjen e saj dhe u zhduk.

Fun

29/09/2020 16:42

Gruaja humbi kontaktet me familjen e saj dy vite më parë, teksa ata nuk e kishin idenë se ku ishte ajo deri më tani kur u gjet duke notuar rreth një milje larg një plazhi nga qyteti Puerto Kolumbia në Atlantico më 26 shtator, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Më vonë ajo u identifikua si Angelica Gaitan, 46 vjeçare, e cila u gjet në një gjendje të vështirë shëndetësore, me shenja hipotermie nga peshkatari Rolando Visbal.

Se çfarë kishte bërë ajo në dy vitet e mëparshme dhe si përfundoi në det aktualisht po hetohet nga policia e vendit. /Lajmi.net/