U zgjodh për anëtare të kryesisë së PDK-së, Donika Shahini refuzon pozitën
Donika Shahini-Lami u nominua dje për anëtarë të Kryesisë së PDK-së.

Lajme
Por ajo ka refuzuar pozitën e ofruar për siç ka thënë arsye personale.
“Mirënjohëse ndaj lidershipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, për besimin duke më ofruar dhe besuar të jem pjesë e kryesisë së re. Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim. Shëndet, suksese dhe gjitha të mirat”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Mirënjohëse ndaj lidershipit të ri të Partisë Demokratike të Kosovës, për besimin duke më ofruar dhe besuar të jem pjesë e kryesisë së re.
Por, për arsye personale, bëj të ditur se nuk do ta filloj këtë rrugëtim.
Shëndet, suksese dhe gjitha të mirat! /Lajmi.net/