U tha se nuk pranoi pagesën që ia ofruan, Georgina merr këtë vendim për Sanremo

Georgina Rodriguez ka konfirmuar pjesëmarrjen në festivalin e Sanremos.

ShowBiz

30/01/2020 15:18

Partnerja e Ronaldos është në mesin e dhjetë grave që do të ngjiten në skenën e festivalit në mbrëmjen e tretë, shkruan Fanpage.it, transmeton lajmi.net.

Në një intervistë për numrin e ardhshëm të “Grazia”, Georgina ka treguar se çfarë e shtyri atë të pranojë ftesën e Amadeus.

“Dua me të vërtetë të tregoj se kush jam”, ka thënë ajo.

Kanë mbetur edhe pak ditë deri tek fillimi i edicionit të 70-të të Festivalit Sanremo dhe Georgina vshtë duke u përgatitur për paraqitjen në natën e tretë.

Argjentinasja e cila është njëherësh edhe partnere e Cristiano Ronaldos ka pak kohë që ka mbushur 26 vjet, ndërsa tani ka nisur përgatitjet për festival.

Në intervistën e dhënë për numrin e ri të “Grazia”, ajo tregoi se si ndjehet që është pjesë e festivalit dhe se çfarë e shtyri atë të pranojë ftesën.

“Unë jam një person i njohur por dua me të vërtetë të tregoj veten se kush jam dhe nuk ka vend më të mirë se festivali. Për mua është kënaqësi dhe krenari që jam zgjedhur në mesin e protagonisteve femra”, shtoi ajo.

Modelja pëlqen të kujdeset për fëmijët dhe të kalojë kohë me ta, por pa lënë pas dore karrierën e saj.

“Edhe pse fëmijët e mi janë gjëja më e rëndësishme për mua, unë ende jam një grua dhe dua të punoj dhe të jem e pavarur. Nuk duhet të lë pas dore sferën time profesionale dhe më pëlqen të punoj në fushën artistike”, shtoi ajo. /Lajmi.net/