U tha se nuk kujdeset për të birin? Ja çfarë bën Majk
Reperi i njohur, Majk vitin e kaluar është bërë baba për herë të parë.
ShowBiz
Ai ka qenë në lidhje me bukuroshen nga Prishtina, Majlinda Zekën me të cilën ka edhe djalin, Roanin, shkruan lajmi net.
Lidhja e tyre nuk zgjati kur çifti vazhduan rrugët ndaras, ndërsa Majlinda vazhdon të ketë kujdesin e djalit.
Përmes disa pyetjeve të parashtruara në Instagram, Majlinda ka thënë se reperi nuk kujdeset financiarisht për të. Kjo deklaratë e modeles bëri bujë të madhe në media duke u përfolur vazhdimisht.
E nga ana tjetër faqja shqiptare “Artistët shqiptarë”, ka ndarë një video në të cilën shfaqet Majki duke luajtur me të birin, ku po duket tejet i lumtur.
Ai po ashtu, javë më parë ishte i ftuar në emisionin “Mirage”, që është prodhim i lajmi.net ku flet rreth jetës private. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/Blqbvf7ns5v/?hl=en?&taken-by=artistet_shqiptare