U rendit e teta në Eurovision, Shkodra Elektronike: Donim të fitonim zemrat tuaja, duket se ia dolëm

Pas një performance që ndezi Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike, ka reaguar për herë të parë. Në një postim në rrjetet sociale grupi falënderoi publikun për përkrahjen dhe dashurinë. Theksuan gjithashtu se dëshironin të fitonin zemrën e publikut dhe në këtë aspekt duket se ia kanë arritur qëllimit. “Donim të fitonim zemrat…

ShowBiz

19/05/2025 17:19

Pas një performance që ndezi Eurovision 2025 në Bazel të Zvicrës, Shkodra Elektronike, ka reaguar për herë të parë.

Në një postim në rrjetet sociale grupi falënderoi publikun për përkrahjen dhe dashurinë.

Theksuan gjithashtu se dëshironin të fitonin zemrën e publikut dhe në këtë aspekt duket se ia kanë arritur qëllimit.

“Donim të fitonim zemrat tuaja. Duket se ia dolëm. Apo jo? Faleminderit”, kanë shkruar ata.

Shkodra Elektronike me këngën “Zjerm” u rendit në vend të tetë me gjithsej 218 pikë.

Ky projekt u dallua për stilin e tij të veçantë dhe përpjekjen për të përfaqësuar një identitet muzikor modern që nuk harron rrënjët.

Fituese u shpall Austria, në vend të dytë Izraeli si dhe në vend të tretë u rendit Estonia.

 

View this post on Instagram