U raportua se donte largimin, Romano zbulon të vërteten për të ardhmen e Mahrez

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano ka dhënë disa detaje për lajmet e fundit mbi të ardhmen e sulmuesit së Manchester Cityt, Riyad Mahrez.

Sport

10/11/2021 14:21

U raportua se algjeriani donte të largohej nga Manchester City, për të pasur minutazhë më të lartë te një skuadër tjetër, me PSG dhe PSG që ishin të interesuar para disa muajve, transmeton lajmi.net.

Por, Romano ka bërë të ditur se raportime janë false dhe që Mahrez nuk do largohet nga “Etihad Stadium” këtë janar.

“Riyad Mahrez nuk është duke planifikuar të largohet nga Manchester City në janar, si qëndrojnë gjërat. Dëshiron të luftojë për vendin dhe të qëndrojë te Man City me Pep Guardiolën.

Vetë Mahrez gjithashtu mohoi raportimet duke i quajtur false”, shkroi ai.

Mahrez këtë edicion ka zhvilluar 14 paraqitje, duke realizuar tetë herë dhe kontribuar me dy asistime./Lajmi.net/