“U plake pa të dashur”, Greta Koçi kështu i kundërpërgjigjet ndjekësit

Greta Koçi tregon pse ende nuk ka të dashur.

ShowBiz

21/12/2018 12:56

Këngëtarja shqiptare, Greta Koçi përveç karrierës profesionale sqaron se përse ende nuk ka të dashur, shkruan lajmi.net.

E komentuar nga ndjekësit se i shkoj jeta beqare, Greta jep një përgjigje epike.

Së pari qëllimi i jetës nuk është vetëm për të dashur, por të kesh dashuri me të gjithë njerëzit e zemrës, të kesh sukses dhe të jesh i zoti ti bësh ballë jetës me dinjitet, në mënyrë që ai “Dashuria” kur të vij tek ty të të dojë e respektoj me tërë zemrën dhe të jetë i gatshëm që bashkë me ty të ndërtoj një jetë të bukur dhe të shëndetshme. Të garantoj që ai që do vij drejt meje nuk do jetë i dashur por do jetë burrë me plot kuptimin e fjalës dhe do jetë njeri me vlera dhe integritet”, janë fjalët e saj. /Lajmi.net/