U përmend në hulumtim e Bashës – Haliti: Ata që e votuan Dimalin dhe ai që kërkoi ta votojnë, ju ka pëlqyer analiza e tij
“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. Ai drejtonte Fondin Vendlindja Thërret dhe kur fondet u shteruan, u kthye me të madhe te krimi i organizuar” – kështu kishte shkruar ndër të tjerash kryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një hulumtim të publikuar në vitin 20212. E për këtë,…

Lajme
“Xhavit Haliti ishte shef i logjistikës për UÇK-në. Ai drejtonte Fondin Vendlindja Thërret dhe kur fondet u shteruan, u kthye me të madhe te krimi i organizuar” – kështu kishte shkruar ndër të tjerash kryetari i Kuvendit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në një hulumtim të publikuar në vitin 20212.
E për këtë, Haliti tha se për 30 vjet më radhë ka qenë shënjestër për t’u denigruar, duke shtuar se Basha nuk është i vetmi, ”janë disa Dimala’.
“Nuk është vetëm Dimal Basha, janë disa Dimala që kanë marrë copy-paste nga analitika e UDB-ës e BIA-s serbe e cila i ka përgatitur raportet e tyre kundër UÇK-ës. Duke pas parasysh rolin tim në organizimin e UÇK e në diplomacinë e saj, fushatën e kanë bërë për denigrimin tim. Këta tipa janë shitur me para për të shkruar e denoncuar drejtuesit kryesorë të UÇK-ës”, u shpreh Haliti.
”Në veçanti tabelë çitje për 30 vjet kam qenë unë e anëtarët tjerë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK”, tha ai për Periskopin.
Ndër të tjerash, Haliti shton se analizat si kjo e Bashës, janë të shumta, por se nuk e bëjnë të mos ndjehet krenar për kontributin e tij gjatë luftës.
“Dosjet e përgatitura nga eksponent të politikes disfatiste, deklaratat e “analizat “Dimajlave janë të shumta. Por ne qëndrojmë vertikalisht e të paluhatshëm, krenarë për gjithçka që kemi bërë dhe i kemi dhënë shans Dimalit të bëhet Kryetar Parlamenti e dimalave tjerë me u krenu me të. Jeta ime ka qenë e do jetë e lidhur me interesat e Kosovës, si duket edhe atyre që e kanë votuar Dimalin edhe e atij që ju ka thënë ta votojnë ju ka pëlqyer analiza e Dimalit”, përfundoi ish-deputeti i Kuvendit, Xhavit Haliti.