U përfol për pozitën e Presidentit, flet Ilaz Ramajli: S’jam kontaktuar nga askush, por s’e pranoj edhe nëse më ofrohet

Ditën e djeshme në media  e vendit, u raportua se një nga emrat që po diskutohet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, si emër potencial për presidentin e ardhshëm të vendit është edhe ai i Ilaz Ramajlit. Lidhur me këto raportime, ka folur Ramajlia. Ky i fundit, tha se ai nuk ka pranuar asnjë…

Lajme

19/08/2026 13:13

Ditën e djeshme në media  e vendit, u raportua se një nga emrat që po diskutohet mes Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, si emër potencial për presidentin e ardhshëm të vendit është edhe ai i Ilaz Ramajlit.

Lidhur me këto raportime, ka folur Ramajlia. Ky i fundit, tha se ai nuk ka pranuar asnjë ftesë nga partitë, porse, edhe nëse i ofrohet një pozitë e tillë, ai nuk do ta pranojë.

‘’Edhe unë e kam nëpër gazeta, mua nuk më ka thirr kurrkush. Mirëpo edhe po të ndodhte ajo, unë e konsideroj pozitën e presidentit në këtë situatë shumë të rëndësishme, dhe unë për shkak të moshës, nuk jam në gjendje që të pranoj një detyrë të tillë edhe po të më ofrohej. Do të thotë nuk më ka kontaktuar kurrkush, unë veç nëpër media, por edhe po të ndodhte ajo unë s’jam i gatshëm të pranoj një detyrë të tillë për shkak të moshës. Unë edhe ashtu para dy viteve, edhe aktivitet në profesion tim i kam përfunduar dhe tash jam pensionist’’, tha Ramajli për Express.

Ndryshe, Ramajli avokat me profesion, është ndër figurave më të njohura politike të viteve 90, ku ka qenë edhe një ndër nënshkruesit e Deklaratës Kushtetuese të 2 korrikut të vitit 1990.