Rrënohen pesë objekte të ndërtuara në pronë publike afër Liqenit të Radoniqit
Inspektorati Mjedisor ka rrënuar sot pesë objekte të ndërtuara në pronë publike në afërsi të Liqenit të Radoniqit. Lajmin për këtë e ka dhënë ministrja në detyrë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli e cila ka publikuar video nga rrënimi. “Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri. Do të vazhdojmë…
Lajme
Inspektorati Mjedisor ka rrënuar sot pesë objekte të ndërtuara në pronë publike në afërsi të Liqenit të Radoniqit.
Lajmin për këtë e ka dhënë ministrja në detyrë e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli e cila ka publikuar video nga rrënimi.
“Pronat publike dhe hapësirat tona natyrore do të mbrohen me vendosmëri. Do të vazhdojmë me aksione të tilla për të vendosur ligjshmëri në çdo cep të Kosovës, duke mbrojtur pronat ujore, burimet e ujit të pijshëm dhe natyrën e bukur të Kosovës. Uji është pasuri që duhet ta mbrojmë për qytetarët dhe gjeneratat e ardhshme”, ka shkruar Pacolli. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: