U ngjit mbi veturë dhe kishte një kërkesë për policinë: Më dërgoni në burg, nuk dua të shkoj në shtëpi te gruaja

10:58 | 22 Maj 2019

Leonard Olsen ka shkaktuar një incident të pazakonshëm në Florida.

Leonard Olsen (70 vjeç) nga Florida është vërejturnga një polic i cili nuk ishte në detyrë.

Olsen ishte duke vozitur veturën e në një moment u ngjit mbi të dhe i hapi duart në ajër.

Olsen kishte thënë se nuk i kishte larguar duart nga timoni por pas publikimit të xhirimeve, ai ndryshoi arsyetimin, përcjell lajmi.net. Ai kishte thënë se planifikoi të dorëzohej në polici sepse nuk dëshiron të shkojë në shtëpi tek gruaja e tij.

“Ai na tha se më me dëshirë do të shkonte në burg se në shtëpi tek gruaja e tij e cila sillet si shefe dhe e trajton keq. Ai ka thënë se i ka ardhur mjaft”, shpjegoi një polic.

Olsen po ashtu u mundua ta bind policinë se kishte vozitur veturën dhe në një moment vendosi ta falënderonte zotin.

Olsen është burgosur në pritje të një Gjykimi. /Lajmi.net/