U ngjit mbi krahun e aeroplanit që po nisej, në përpjekje për të hyrë brenda

Një person, i cili u ngjit në krahun e një aeroplani, ndërsa ky i fundit përgatitej për të dalë nga aeroporti më i ngarkuar i Nigerisë, është arrestuar, sipas autoriteteve.

Fun

22/07/2019 23:30

Pamjet e filmuara nga një pasagjer në aeroplan e kapin njeriun ndërsa lëviz rreth krahut të aeroplanit, në një përpjekje për t’u futur brenda, transmeton lajmi.net.

Udhëtarët e panikuar u frikësuan dhe njoftuan anëtarët e ekuipazhit për të hapur dyert e daljes.

Me të parë personin, piloti i avionit u ngadalësua dhe fiku motorin, ndërsa ky i pari fillonte të eksploronte mjetin fluturues.

Megjithatë, ende nuk dihet se në çfarë rrethana është arritur të arrestohet personi. /Lajmi.net/