U lëndua ndaj Atalantas, ja sa do mungojë Arthur

Mesfushori i Juventusit, Arthur Melo do bëjë disa testime dhe më shumë mundësi do humbasë sfidën e radhës ndaj Parmas.

Sport

17/12/2020 14:45

Braziliani ishte titullar nga Atalantas, por u zëvendësua në minutën e 27-të pasi pësoi lëndim në këmbën e djathtë, transmeton lajmi.net.

Sipas Football Italia, Arthur do mungojë në ndeshjen e radhës, kurse zëvendësuesi i tij do jetë Adrien Rabiot që sapo është rikthyer nga lëndimi dhe pritet të jetë i gatshëm për vikend.

Juventusi momentalisht renditët në pozitën e tretë, derisa kanë mbetur edhe dy ndeshje para se të nis pushimi dimëror./Lajmi.net/