U la jashtë qeverisë, Shkumbin Istrefi: Pa Fatmir Spahiun, dëshpëruese

Aktori i njohur, Shkumbin Istrefi, ka reaguar pas propozimit të qeverisë, pasi la jashtë qeverisë aktorin Fatmir Spahiu si ministër të Kulturës. Istrefi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh se ky vendim është dëshpërues, megjithatë sipas Shkumbinit, Spahiu do të mbetet aktor dhe artist me vlera përgjithmonë. Postimi i tij i plotë:…

ShowBiz

12/02/2026 11:32

Aktori i njohur, Shkumbin Istrefi, ka reaguar pas propozimit të qeverisë, pasi la jashtë qeverisë aktorin Fatmir Spahiu si ministër të Kulturës.

Istrefi, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, u shpreh se ky vendim është dëshpërues, megjithatë sipas Shkumbinit, Spahiu do të mbetet aktor dhe artist me vlera përgjithmonë.

Postimi i tij i plotë:

E kam pase mireprite kandidimin e aktorit tone te mirenjohur Fatmir Spahiu per Minister te Kultures, ne propozimet e kaluara te Qeverise, edhe pse dihej qe nuk do te votohen.

Poashtu e kam pase vleresu edhe me shume pranimin e ofertes nga Fatmiri, edhe pse edhe ai e ka ditur qe ato Qeveri nuk do te zgjidhen.

Propozimi i Qeverise sot, pa emrin e Fatmir Spahiut ishte, me se buti thene, deshperues.

Nuk kam asnje kundershtim ndaj zonjes se propozuar, por nuk eshte etike kjo. Te keqperdoret reputacioni i njerit prej aktoreve me te popullarizuar nder ne, eshte deshperuese.

Fatmiri do te mbetet aktor e artist me vlera pergjithmone, ndersa politika vazhdon te mbetet e flliqt. Sa me larg saj.