U furnizuan me derivate me para të falsifikuara- të dyshuarit i sekuestrohen 820 euro
Ankuesi mashkull në Prishtinë ka njoftuar se dy persona të dyshuar me një veturë me targa të Shqipërisë janë furnizuar me derivate në pompën ku punon ai si dhe kanë bërë pagesën me kartëmonedha (nga 10 euro), që dyshohet se janë të falsifikuara. “Vetura e dyshuar është ndaluar në PKK Vërmicë dhe gjatë kontrollit, te…

Lajme
Ankuesi mashkull në Prishtinë ka njoftuar se dy persona të dyshuar me një veturë me targa të Shqipërisë janë furnizuar me derivate në pompën ku punon ai si dhe kanë bërë pagesën me kartëmonedha (nga 10 euro), që dyshohet se janë të falsifikuara.
“Vetura e dyshuar është ndaluar në PKK Vërmicë dhe gjatë kontrollit, te personat e dyshuar janë gjetur dhe sekuestruar 820 €, në kartëmonedha nga 10 që dyshohet se janë të falsifikuara”,thuhet në njoftim.
Me vendim të prokurorit njëri prej të dyshuarve shtetas i Shqipërisë pas intervistimit është liruar, ndërsa i dyshuari tjetër po ashtu shtetas i Shqipërisë është dërguar në mbajtje./Lajmi.net/