U.D i drejtorit të KEK-ut që ia panë “hajrin” krejt katuni, dyshohet se punësoi 150 bashkëfshatarë të tij e disa me diploma false të shkollës së mesme
Një numër i madh i qytetarëve të fshatit Bardh të Madh të Fushë Kosovës janë “rehatuar” me pozita pune në Korporatën Energjetike të Kosovës. Këtë institucion e drejton si ushtrues detyre i drejtorit të KEK-ut Bekir Gërguri, i cili dyshohet se punësoi rrafsh 150 bashkëfshatarë të tij e të cilët dyshohet se i kanë falsifikuar…
Lajme
Një numër i madh i qytetarëve të fshatit Bardh të Madh të Fushë Kosovës janë “rehatuar” me pozita pune në Korporatën Energjetike të Kosovës.
Këtë institucion e drejton si ushtrues detyre i drejtorit të KEK-ut Bekir Gërguri, i cili dyshohet se punësoi rrafsh 150 bashkëfshatarë të tij e të cilët dyshohet se i kanë falsifikuar edhe diplomat e shkollës së mesme për të fituar këtë pozitë.
Disa qytetarë të këtij fshati të cilët nuk kanë pranuar të flasin para kamerës së lajmi.net kanë mohuar të ketë ndodhur një gjë e tillë.
Njëri nga ta ka thënë se për më shumë se 40 vite po provon të punësohet në KEK ndonëse ka diplomën që po kërkohet dhe ka aplikuar 20 herë, asnjëherë nuk është pranuar e sipas tij ka qytetarë që vite më parë kanë dhënë edhe tokat për t’u punësohen aty.
“Kushti i parë u kanë me e pas diplomën e zanatit, teknik i xehtarisë. Te na asnjë diplomë false nuk është e në Obiliq kishin pas bë fals ama këtu në Bardh të Madh nuk ka pas diploma false. Inspektorati u kanë në Fushë Kosovë e Obiliq, po nuk kanë gjet”, ka thënë njëri nga banorët e fshatit për lajmi.net.
Njëri nga banorët ka treguar edhe numrin e të atyre që kanë aplikuar dhe sa janë pranuar nga ky fshat.
“Deri qëtash nuk u hi kërkush. Une 51 vjet i kam, 21 herë kam apliku kurrë nuk më kanë marrë. Për 220 vetë u kanë konkursi, 74 janë të katunit tonë. Janë hi se i kanë pas diplomat e 110 veta kanë konkuru e prej tyne 74 kanë hi. Para një viti kam apliku nuk më kanë marrë se nuk e kam dhan testin”, ka thënë një banor tjetër.
Video: