Tyson: Joshua – Klitschko, ky boksier do të fitojë sonte (FOTO)
Mike Tyson ka parashikuar duelin e madh mes Anthony Joshua dhe Wladimir Klitschko.
Sport
Mike Tyson mbështet Anthony Joshuan në duelin e madh kundër Wladimir Klitschkos.
Ai pret që britaniku ta fitojë duelin në raundet e para. Përndryshe, ai thotë se nëse ballafaqimi shkon për në fund, ukrainasi ka shanset e tij.
“Mezi pres ta shoh këtë duel”, deklaroi Tyson për “Sky Sports”, përcjell “lajmi.net”.
“Dua ta shoh Joshuan, ai është një bishë. Një bishë e madhe”, u shpreh Tyson.
“Shpresoj që Joshua ta përfundoj punën në raundet e para sepse nëse shkon më vonë Klitschko do t’i ketë shanset e tij”, theksoi ai. /Lajmi.net/
Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy