Tyson ia kthen veshin Holyfieldit

Meçi mes Mike Tysonit dhe Evander Holyfield në vitin 1997 solli një prej ngjarjeve më bizare në histori të boksit, dhe sportit më përgjithësi. Gjatë një përqafimi mes tyre, Tyson ia kafshoi veshin kundërshtarit të tij duke ia hequr një pjesë të tij. Kanë kaluar 16 vjet por ngjarja nuk është harruar. Madje, Tyson i…

Sport

21/11/2013 11:12

Meçi mes Mike Tysonit dhe Evander Holyfield në vitin 1997 solli një prej ngjarjeve më bizare në histori të boksit, dhe sportit më përgjithësi.

Gjatë një përqafimi mes tyre, Tyson ia kafshoi veshin kundërshtarit të tij duke ia hequr një pjesë të tij. Kanë kaluar 16 vjet por ngjarja nuk është harruar.

Madje, Tyson i ka kërkuar falje Holyfieldit dhe i ka ‘mbështjellur’ copën e veshit duke ia kthyer atë, në dyert e shtëpisë.

“Më vjen keq, Evander”, deklaroi Tyson para Holyfieldit, para se t’ia dorëzojë një pjesë të veshit, ish kampionit të botës në kategorinë e rëndë. Tyson dhe Holyfield kanë tejkaluar problemin.