Zjarr edhe në fshatin Vragoli, zjarrfikësit: Jemi afër shuarjes, s’ka të lënduar

Një zjarr ka përfshirë disa ara në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar atë. Zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për Klankosova.tv se nuk ka persona të lënduar dhe se ekipet në terren janë afër përfundimit të…

Lajme

26/07/2026 23:39

Një zjarr ka përfshirë disa ara në fshatin Vragoli të Fushë Kosovës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes për ta lokalizuar atë.

Zëvendëskomandanti i Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra, ka konfirmuar për Klankosova.tv se nuk ka persona të lënduar dhe se ekipet në terren janë afër përfundimit të operacionit të shuarjes.

“Janë djegur mbetjet e grunajave, por sipas ekipit në terren nuk ka të lënduar, aktualisht jemi afër shuarjes së zjarrit”, ka deklaruar Shkodra.