Tyson Fury konfirmon datën e rimeçit me Deontay Wilder

Tyson Fury ka konfirmuar se ndeshje e tij e shumëpritur me Deontay Wilder do të zhvillohet më 22 shkurt.

Sport

17/08/2019 12:00

Boksieri britanik në korrik kishte konfirmuar se përballja e dytë me Wilderin do të ndodh, dhe se konfirmimi do të vinte vetëm në fillim të vitit 2020.

Por, Fury në një paraqitje televizive të premten, ka bërë të ditur se meçi me Wilder do të organizohet më 22 shkurt, në Las Vegas.

“Po, ndeshja është nënshkruar më 22 shkurt, në Las Vegas”, ka deklaruar Fury në pyetjen për rimçein kundër Wilder.

Këta dy boksier, janë përballur për të parën herë në dhjetor të vitit të kaluar, në ndeshjen që përfundoi barazim, pas 12 raundeve./Lajmi.net/