Tyson Fury i mahnitur nga Cristiano Ronaldo, reagon në rrjetet sociale

Tyson Fury është mrekulluar nga Cristiano Ronaldo.

Sport

09/08/2020 09:44

Ylli portugez i Juventus, Cristiano Ronaldo dhuroi një performancë të shkëlqyer kundër Lyon këtë javë, përkundër se skuadra e tij u eliminua.

CR7 shënoi dy gola, një nga të cilat ishte jashtëzakonisht e bukur, duke tërhequr kështu vëmendje të madhe në rrjetet sociale.

Goli i Ronaldos nuk i iku as kampionit të WBC, Tyson Fury, i cili reagoi në ‘Twitter’ për golin e portugezit.

“Kjo konsistencë është e niveleve më të larta”, ka shkruar Fury, duke përmendur Ronaldon.

Fury në anën tjetër po përgatitet maksimalisht për revanshin me Deontay Wilder ku do të ruajë titullin e WBC. /Lajmi.net/