Tyson Fury futet në histori të boksit, pas fitores kundër Wilder

Tyson Fury ka bërë historinë duke fituar titullin e kampionit të WBC.

Sport

23/02/2020 07:01

Në revanshin kundër Deontay Wilder, Fury ka shënuar një fitore spektakolare, për të bërë të tijin rripin e WBC.

Fury fitoi me anë të TKO në raundin e shtatë, por rrëzoi edhe dy herë të tjera amerikanin Wilder, para se gjyqtari të mbyllte ndeshjen.

Me fitoren e shënuar sonte, Fury është futur në histori të boksit, duke u bërë i pari boksier në histroi që arrin të fitojë secilin titull të kampionit, në kategorinë e rëndë, në një pikë të karrierës së tij, përcjell lajmi.net

Gjatë karrierës së tij, Fury ishte kampion i WBA, WBC, WBO, IBO, IBF, Ring dhe Lineal.

Britaniku qëndron i pamposhtur në karrierën e tij profesionale në boks. /Lajmi.net/